Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Vorën, Indrit Hoxha ka kallëzuar në SPAK rivalin e tij në garë socialistin Blerim Shera.
“Sot kam bërë kallëzim të parë penal për një aferë korruptive në Bashkinë e Vorës me vlerë 2.3 mln euro në shkelje ligjore.
I bëj thirrje Dumanit të nisë mbledhjen e dokumenteve të këtij krimi ekonomik që është bërë në kurriz të qytetarëve.
Koha e vënies dorë te taksat e qytetarëve duhet të marrë fund. Inkurajoj qytetarët shqiptar të denoncojnë te DEA. Vora ka qenë betejë e nxehtë elektorale dhe kjo ka ardhur nga abuzimi dhe vjedhja e bashkisë Vorë. I bëj thirrje SPAK dhe çdo organi tjetër hetimor, të hetojë pasurinë time dhe familjarë të mi por edhe të kryetarit të Bashkisë Vorë. Drejtësia do bëjë drejtësi.
Bëhet fjalë për tenderin e pastrimit, i cili është në vlerën 2.3 mln euro. Sot Vora është bashkia më e pistë e Republikës, kam kallëzuar kreun e Bashkisë Vorë Blerim Shera” tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje