Ambasadorja e Francës në Tiranë, Elisabeth Barsacq tha se në rrugën e integrimit Evropian të Shqipërisë në BE, nuk ka hapa pas, porse përmendi disa kushte që duhen plotësuar.
“Tani jemi në një etapë tjetër. Duhet ta keni të gjithë parasysh se në mars të këtij viti KE vendosi që negociatat me Shqipërinë do të hapen dhe ajo që po bëjmë tani është që po negociojmë si do negociohet në të ardhmen.
Por nuk ka hapa prapa, ne jemi gjithmonë të mendimit që ne duam të hapim negociatat.
Siç e dini mirë ka kushte për të plotësuar, siç janë shteti i së drejtës, lufta kundër korrupsionit dhe kushte që janë vënë e s’doja t’i përmendja me radhë. E kjo nuk varet as nga Franca, apo Polonia, por varet e gjitha nga Shqipëria.
Sa i përket marrëdhënieve dy palëshe të Shqipërisë me Francën, kemi një lajm shumë të mirë, atë të ardhjes në Shqipëri të agjencisë franceze të Zhvillimit që do financojë projekte e bashkëpunime me qeverinë shqiptare. Mendoj se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që një ditë të jetë anëtare e BE”, tha ambasadorja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje