Mesazhi i Kryeministrit Edi Rama në konferencën e kryetarëve të parlamenteve të Nismës Adriatiko-Joniane drejtuar Bashkimit Europian ishte zhbllokimi i rrugës së integrimit për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, edhe si një mësim i marrë nga lufta në Ukrainë.
“Shqipëria është peng i një bllokimi, midis fqinjit tonë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Është nga ato situata që vetëm BE mund ta krijojë. S’ka libër dhe përvojë dhe ndonjë shpjegim se si mund të trajtohet. Si mund të mbetesh peng i mosmarrëveshjeve mes dy vendeve.Por, duhet të mos humbasim durimin dhe dëshirën për Europën”, tha Rama.
Një mësim nga lufta në Ukrainë duhet të nxjerrin, sipas Ramës, edhe vendet e Ballkanit.
“Ajo çka po ndodh sot në Europë jo larg prej këtej, në Ukrainë, është një mësim i jashtëzakonshëm për të gjithë ne që të vazhdojmë e të ecim në rrugën e forcimit të paqes, forcimit të bashkëpunimit për të shmangur në të gjitha mënyrat rënien në kurthet e së shkuarës, sa më thellë që hyn në Ballkan, aq më të thella janë ato. Mësimi i kësaj lufte, është një mësim i çmuar për të gjithë ne dhe është një moment shumë i rëndësishëm në historinë tonë për ta bërë gjithçka të mundur për të ecur përpara”, tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje