Bota

Inteligjenca ushtarake britanike: Rusia po përballet me rezistencë të ashpër

Inteligjenca ushtarake e Mbretërisë së Bashkuar ka raportuar se ushtria ruse ka hasur vështirësi të shumta në përballjen e saj me ushtrinë ukrainase në të gjithë vendin.

Në një postim në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar thuhet se Rusia po përparon në Ukrainë “nga boshtet e shumta”, ndërsa ndeshet me “rezistencë të fortë” nga ushtria ukrainase.

Ndërsa kryeministri britanik, Boris Johnson u zotua se “do të mbysë regjimin e mbrapshtë të tiranit Putin”.

Ai premtoi se do ta “shtrëngojë lakun” rreth regjimit të luftënxitësit, Vladimir Putin.

Kryeministri tha se “ndjenja e zemërimit dhe neverisë” mbi pushtimin e despotit të Ukrainës po përhapet shpejt.

Kryeministri Boris Johnson premtoi se do të bëjë gjithashtu edhe ligje emergjente që synojnë paratë e pista që mbahen në Britaninë e Madhe nga oligarkët rusë.

Ai do t’u japë agjencive të zbatimit të ligjit kompetenca të reja gjithëpërfshirëse për të hetuar çështjet e tyre komplekse financiare dhe për të sekuestruar pasuritë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë