Janë duke u saktësuar edhe detajet e fundit të kalimit të Edin Xhekos tek Interi. Sulmuesi boshnjak është zgjedhur si pasuesi i Romelu Lukakut, ai e ka pranuar ofertën dyvjeçare prej 5.5 milionë eurosh plus bonuset në sezon. Xheko lirohet me parametra zero, por Roma mund të përfitojë 2 milionë euro.
Këtë herë duket se është momenti i duhur që Interi të firmosë me Xhekon. E ka tentuar edhe më parë disa herë, por pa rezultat. Trajneri Inzagi e vlerëson boshnjakun, e njeh shumë mirë, pasi është përballur me të në derbi. Ai e ka konsideruar prioritet për shkak të eksperiencës si lojtar, për marrëdhënien me portën dhe profilin e lidershipit.

Ka mbetur vetëm akordi me klubin e Romës, që nuk duket problem, duke ditur premtimin e Friedkin se do ta lironte, në rast se do të gjente një ekip të nivelit të tij, që do t’i ofronte dy vjet kontratë. Dhe Interi është i tillë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje