Futboll

Interi dhe Juventusi telefonojnë Marselon, ka vetëm një pengesë

Një pistë surprizë për Interin dhe Juventusin sa i takon lojtarëve të krahut. E përditshmja spanjolle “AS” bën me dije se dy klubet e mëdha italiane janë interesuar ditët e fundit për brazilianin e Real Madridit, Marselo.

Në artikull saktësohet se të dy klubet kanë gjetur disponibilitetin e futbollistit për transferimin në Serinë A. Por, gjithmonë sipas prestigjiozes spanjolle, si Interi, ashtu edhe Juventusi, janë frenuar disi nga paga e lartë që përfiton braziliani. Një pagë që është jashtë mundësive financiare të klubeve italiane: Marselo përfiton te Reali 8 milionë neto në sezon. Një shifër shumë e lartë kjo edhe për klube të mëdha si Interi dje Juventusi, që nuk do të shpenzonin kaq shumë për një mbrojtës.

Artikulli i “AS” për kalimin e Marselos në Itali. Gazeta Si, 12 shtator 2020

Marselo është 32 vjeç dhe është gati të largohet nga Real Madridi, me të cilin ka fituar gjithçka që mund të fitohet. Emri i tij u përfol shumë te Juventusi në momentin që nga Reali erdhi Kristiano Ronaldo. Portugezi dhe braziliani kanë miqësi të ngushtë dhe në atë kohë u aludua për kalimin e Marselos te bardhezinjtë. Tani kjo pistë është rikthyer, por mbrojtësi duhet të ulë pretendimet financiare, ndërkohë që Interi është në mes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë