Hakan Çalhanoglu është zyrtarisht një lojtar i Interit. Klubi zikaltër, me anë të profilit të tij në Tuiter, i ka uruar mirëserdhjen mesfushorit turk, i aktivizuar me Milanin sezonet e fundit. Çalhanoglu ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me Interin, nga e cila do të përfitojë 4.5 milionë euro sezonin e parë dhe 5 milionë euro në dy të tjerët.
Pasi mbërriti në Milano të hënën me një avion privat, bashkë me bashkëshorten Sinem, Çalhanoglu kreu vizitat mjekësore. Më pas ai shkoi në zyrat e klubit për të firmosur kontratën, ku është specifikuar se nuk janë parashikuar bonuse që lidhen me rezultatet personale, por vetëm me ato si skuadër.
📸 | #WELCOMEHAKAN@hakanc10 ⚫🔵 pic.twitter.com/2Dpxnnfy70
— Inter 🏆🇮🇹 (@Inter) June 22, 2021
Turku ka biseduar në telefon me trajnerin Simone Inzagi. Ai do të jetë tri javë me pushime dhe më pas do të bashkohet me skuadrën e re, pa ndryshuar qytet. Futbollisti ka falënderuar me një postim në rrjetet sociale klubin e Milanit për kohën që ka kaluar me fanellën kuqezi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje