Politike

Interpelanca / Mziu: Rruga e Arbrit, projekt korruptiv. Balluku: Dibranëve u ndryshoi jeta me rrugën

Deputeti demokrat Xhelal Mziu në interpelancë me ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku tha se rruga e Arbrit është një projekt korruptiv që nuk plotëson as kushtet minimale për të qenë ndërlidhëse mes qyteteve.

Nuk ka shqiptar që nuk e di se është korruptive. Rruga e Arbrit edhe sot e kësaj dite mbetet një rrugë e mbetur rrugëve, ose një ëndërr për dibranët, matjanët, bulqizakët. Jo vetëm që nuk ka mbaruar, por as gjysma e asaj rruge nuk ka mbaruar. Nuk po flasim për efektin financiar. Kur e shikon në 3D të duket sikur është një rrugë bashkëkohore, por në ato pak segmente që kanë mbaruar të vjen keq t’i quash rrugë nacionale. Ajo rrugë nuk plotëson kriteret e lidhjes me një qytete e jo më për të qenë një rrugë ndërkombëtare. Në çdo palë zgjedhje shkonin për të përfunduar punimet, por rruga as 50% e saj nuk ka mbaruar”, tha Mziu.

Deputeti i PD teksa e cilësoi koncesionin si abuziv, evidentoi shkeljen e afatave, pasi rruga duhet të kishte përfunduar në vitin 2021.

“Për rrugën e Arbrit thanë ne do t’ia japim privatit se privati i ka lekët. U tha se do të jepet financimi në 13 vite dhe rruga do të mbarojë për 3 vite. Datat e fillimit janë të shumta, por ajo rrugë u lidh me një kontratë 336 milionë euro dhe ishte një çmim rekord i këtij niveli rrugëve, me gjysmën e aksit të mbaruar para vitit 2013. Nëse shohim rrugën e Arbrit dhe kontratën, ajo duhet të kishte mbaruar në vitin 2021. Kryeministri deklaroi se rruga do të mbarohej përpara afatit, por jo vetëm që nuk u mbarua, por sot 50% e saj ka mbaruar”, tha Mziu.

Ndërsa Balluku tha se sot dibranët, bulqizakët e dinë shumë mirë se si ka ndryshuar jeta e tyre.

“E di edhe zotëria që kur vinte në fushatë vinte dhe kthehej brenda ditës. Për sa kohë thotë gjëra të paqenë ky nuk është një problem. Në vitin 2018 është miratuar kontrata e koncesionit të partneritetit publik privat për përmirësimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës së Arbrit.

Rruga e Arbrit përbëhet nga një gjurmë kryesore 70 km e gjatë e cila lidh periferinë e Tiranës me rrugën ekzistuese. Si dhe nga 2 rrugë lidhëse. Gjithsej rreth 75 km rrugë, nga të cilat 20.12 janë ndërtuar në vitet 2009-2011. Vlera e kontratës koncensionare është 33 milionë e 600 mijë lekë. Për periudhën korrik 2018 maj 2022 janë realizuar punime në vlerën 26 milionë. Për periudhën 2018-2022 nga buxheti i shtetit është financuar shuma në vlerën 9 milionë e 900 mijë lekë”, u shpreh ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë