Një “Pistolero” për Andrea Pirlon. Me Gonzalo Higuain në ikje, edhe pse argjentinasi është ende në kërkim të një skuadre, Juventusi po lëviz për zëvendësuesin e tij, të cilit do t’i besojë qendrën e sulmit. Dhe orët e fundit klubi bardhezi ka marrë një propozim interesant nga Spanja.
Barcelona ka sugjeruar Luis Suarezin dhe për momentin mbetet një sugjerim. Katalanasit kanë vendosur të ndahen me uruguaianin, por lojtari ka kontratë deri në qershor të vitit 2021 dhe nuk mund të largohet pa fituar asgjë klubi. Katalanasit kanë filluar të studiojnë terrenin me klubet më të mëdha në Europë, natyrisht edhe me Juventusin. Një sulm me Ronaldo, Dibala dhe Suarez në Torino do të ishte i bukur për t’u parë, por reagimi i Juventusit ndaj propozimit të Barcelonës është i ftohtë. Arsyeja? E para është se Pirlo prefero një sulmues me karateristikat e Xhekos.

E dyta është se klubi bardhezi nuk do që të shtojë një rrogë prej të paktën 10 milionë eurosh në llogari dhe e treta lidhet me ndonjë dyshim sa i takon formës fizike të futbollistit. Aktualisht është vetëm një intrigë e merkatos, por situata duhet monitoruar gjithsesi. Nuk është e thënë që në orët në vazhdim kushtet të mos kalojnë në favor të Juventusit për të nisur bisedimet konkrete.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje