Bota

‘Amnesty International’: Policia në Iran qëllon mbi turmën, dyshohet për dhjetëra të vrarë

Gazeta Si – “Amnesty International”, Organizata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, druan se të premten të paktën dhjetë njerëz, përfshirë fëmijë, janë vrarë në Iran, pasi forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj demonstruesve në provincën juglindore të Sistan-Baluchistan.

Protestat shpërthyen pas lutjeve të së premtes në kryeqytetin e provincës Zahedan, por edhe në zona të tjera të provincës, duke përfshirë qytetin Khash në jug të vendit.

“Amnesty International”, akuzoi forcat e sigurisë se qëlluan “plumba të vërtetë” nga çatitë e ndërtesave zyrtare të Khash.

Për më shumë se shtatë javë, që kur policia morale vrau Mahsa Aminin, vajzën 22-vjeçare që ishte “fajore” për mbulimin jo të mirë të kokës me shami, mijëra iranianë dhe iraniane kanë marshuar kundër regjimit teokratik të Ajatollah Khameneit.

Sipas të drejtave të njeriut në Iran, OJQ-ja me bazë në Norvegji, deri më sot kanë vdekur 277 persona, përfshirë 40 fëmijë.

Përplasjet me forcat e sigurisë, të cilët hapën zjarr ndaj protestuesve, filluan pasi një turmë e madhe u mblodh për të përkujtuar një demonstrues të vrarë javët e fundit, në ditën e 40-të të vdekjes së tij, që në Iran tradicionalisht shënon fundin e periudhës së zisë.

Sipas kanalit televiziv në gjuhën perse me bazë në Londër, Iran International, heqja e çallmës nga klerikët është kthyer në një formë të re proteste jo të dhunshme mes demonstratave kundër sistemit që kanë vazhduar për më shumë se një muaj.

Sipas mediave disidente iraniane me bazë jashtë vendit, demonstrata u mbajtën në fakultetin e Arkitekturës së Universitetit Pars të Teheranit dhe gjithashtu në një universitet në Saqqez, qyteti i i Mahsa Aminit, në provincën e Kurdistanit iranian.

Turma po ashtu pati në Arak dhe Isfahan, ndërsa në Karaj, ku përleshjet sollën vdekjen e disa paraushtarakëve, të rinjtë dogjën çallmën që i kishin hequr nga koka një kleriku.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë