Bota

Irlanda mban referendum për barazinë gjinore me Kushtetutë

Irlanda do të mbajë një referendum për barazinë gjinore që ka si qëllim heqjen e një reference kushtetuese “vendi i gruas në shtëpi”.

I caktuar për të përkuar me Ditën Ndërkombëtare të Gruas, referendumi që do të mbahet në nëntor do të kërkojë të amendojë nenet 40 dhe 41 të Kushtetutës së 1937, duke përfshirë këtë referencë: “Me jetën e saj brenda shtëpisë, gruaja i jep shtetit një mbështetje pa të cilat e mira e përbashkët nuk mund të arrihet”

Amendamenti do të propozojë që të përfshije një referencë specifike për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin, në përputhje me rekomandimin që ka dhënë një shoqate qytetare për barazinë gjinore.

Këshilli Kombëtar i Grave përshëndeti njoftimin. “Nëse kalohet, kjo do të sjellë ndryshime të rëndësishme. Do të njihte realitetin e jetës dhe ambicieve të grave në shoqërinë moderne irlandeze, diversitetin e vërtetë të familjeve dhe rëndësinë e kujdesit për të gjithë shoqërinë”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë