Ish ambasadori i Presidentit Donald Trump në Bashkimin Europian, Gordon Sondland, është duke paditur ish-sekretarin e shtetit Mike Pompeo dhe qeverinë amerikane duke kërkuar një kompesim prej 1.8 milion dollarësh
Padia, e paraqitur të hënën në gjykatën federale në Distriktin e Columbia, pretendon se Pompeo i premtoi se Departamenti i Shtetit do të mbulonte tarifat e një hetimi pasi Sondland dorëzoi dëshminë bombë duke akuzuar Trump dhe ndihmësit e tij se kishin bërë presion ndaj qeverisë së Ukrainës për të hetuar kandidatin e atëhershëm për president Joe Biden dhe djalin e tij Hunter në këmbim të ndihmës ushtarake.
Sondland, një manjat i i emëruar nga Trump për të shërbyer si ambasador, u bë një dëshmitari kryesor i gjyqit të shkarkimit të Trump për shkak të njohurive të tij të për bisedat e Trump me avokatin e tij Rudy Giuliani dhe zyrtarë të lartë ukrainas.
Ankesa pretendon se Pompeo i tha Sondland se avokatët qeveritarë nuk do të viheshin në dispozicion për ta përfaqësuar, por që nëse ai punësonte avokatin e tij, pagesa do të mbulohej nga qeveria amerikane.
Por “gjithçka ndryshoi” pasi Sondland dha dëshminë e tij për presionin e Trump dhe më pas refuzoi të japë dorëheqjen pavarësisht nga kërkesës së Pompeos.
“Ambasadori Sondland konfirmoi se nuk do të jepte dorëheqjen sepse nuk bëri asgjë të jashtëligjshme. Pas kësaj, gjithçka ndryshoi. Ambasadori Sondland nuk u pagua për avokatët, pavarësisht nga premtimet nga Departamenti i Shtetit.
Sondland po kërkon që qeveria amerikane të mbulojë tarifat ose Pompeo të paguajë nga xhepi i tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje