Lajme

Ish demokrati i njohur : në lista e këshillit pa dijeninë time

Një nga figurat e njohura në Fier, Inxhinieri Vasil Ndreko i cili është tërhequr nga Partia Demokratike, është shprehur se ndjehet i çuditur nga eksponentët e PD të cilët e kanë përfshirë në listat për kandidat për anëtar të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike i cili u zhvillua ditën e djeshme. Vasil Ndreko është i çuditur nga ky veprim i përfshirjes së tij në listat e PD pasi ai nuk ka qenë pjesëmarrës në Kuvendin e PD , madje nuk ka qenë në dijeni dhe as nuk është ftuar për të marrë pjesë.
“Unë nuk e shikoj këtë veprim si demokraci dhe nuk është kjo as rruga apo mënyra për të afruar në parti njerëzit të cilët kanë kontribuar për të,” thotë ai.

Edhe pse Ndreko ka qenë deputeti i PD në qytetin e Fierit, Ish-Kryetar i PD Fier dhe në disa poste drejtuese, ai është tërhequr nga politika që prej vitit 2014 pasi nuk ka qenë dakord me mënyrën e funksionimit të PD dhe strukturave të saj, e cila sipas tij ka funksionuar pa statut.

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokatatike

“Qesharake, e turpshme dhe e papranueshme! Unë nuk kam asnjë dijeni dhe kontakt, emri im në listën e kandidateve për Këshillin Kombëtar të PD. Hiqni dore nga proceset fallco. Kam deklaruar në konferencën për zgjedhjen e kryetarit të PD dega Fier në 2014 kur dhashë dorëheqjen në sallë, “erdha në PD me flokë të zinj dhe faqe të bardhë, nuk dëshiroj të iki me flokë të bardhë dhe faqe të zezë, prandaj dorëhiqem!”

Kësaj deklarate i qëndroj edhe sot! Kush e vuri emrin tim në listë pa me pyetur dhe pa miratimin tim?
Keni apo nuk keni turp kur trumbetoni se po bëni një proces zgjedhor transparent dhe super perëndimor?
Korrigjojeni pisllëkun pa qene vonë!” është shprehur më tej Ndreko në faqen e tij të Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë