Bota

Ish-kancelares Angela Merkel i vjedhin portofolin në një supermarket në Berlin

Gazeta Si – Angela Merkelit iu vodh portofoli teksa bënte pazar në një supermarket në Berlin mëngjesin e së enjtes. Sipas mediave gjermane, ish-kancelarja 67-vjeçare ndodhej në një dyqan në Morsestrasse në lagjen “Charlottenburg”, i shoqëruar nga “të paktën” një oficer sigurie.

Sipas Bild, kuleta – me kartë identiteti, kartë ATM, leje drejtimi të makinës dhe para cash – ishte brenda çantës së Merkelit, e varur në karrocë.

Policia konfirmoi vetëm se “një zonjë 67-vjeçare denoncoi një vjedhje në komisariatin e policisë Friedrichstrasse”.

Policia e Berlinit ka konfirmuar për gazetën se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.40 të së enjtes. Merkel nuk i thirri agjentët nga dyqani, por shkoi në stacionin e policisë aty pranë për të raportuar incidentin.

Ka mundësi që hajduti të ketë kuptuar se kush ishte viktima e vjedhjes vetëm kur dokumentet e saj I ka pasur në dorë.

Edhe gjatë izolimit të pare për Covid 19, fotografia e kancelares e rreshtuar me karrocën përpara një arkëtari dyqani, duke mbajtur një bankomat, kishte bërë xhiron e botës. Mes blerjeve, kishte fruta, perime, një xhel dushi e madje edhe disa shishe verë italiane.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë