Gazeta Si – Pas deklaratave gjatë mbrëmjes së djeshme të Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe se Rusia duhet të largohet nga e gjithë Ukraina, kanë ardhur reagime të shumta.
Një ndër ato ka qenë edhe ai i ish-zëvendëskomandantit suprem të NATO-s në Evropë, gjeneralit Sir Richard Shirreff.
Ish-komandanti ushtarak, ka paralajmëruar se Putini mund të përgjigjet në mënyrë agresive, por argumentoi se ky përshkallëzim ishte i nevojshëm për të treguar se Perëndimi është serioz.
“Rasti më i keq është lufta me Rusinë. Duke u përgatitur për rastin më të keq, ka shumë të ngjarë të pengojë Putinin, sepse në fund të fundit Putini respekton forcën”, tha Sir Richard Shirreff.
Britania e Madhe – me të cilën Rusia pati një shkëmbim shumë të vështirë diplomatik dy ditë më parë, lidhur me legjitimitetin e çdo sulmi ndaj territorit rus nga Ukraina, me armë perëndimore – vazhdon të jetë ndër vendet më eksplicite në afirmimin e një qëndrimi pa kompromis ndaj Moskës.
Në një fjalim të mbajtur të mërkurën në mbrëmje, Ministrja e Jashtme Liz Truss, tha se forcat ruse duhet të dëbohen “nga i gjithë territori i Ukrainës” dhe se fitorja e Kievit tani është bërë “një imperativ strategjik” i Perëndimit.
Jo vetëm kaq: “Kriza në Ukrainë duhet të jetë ‘katalizatori i ndryshimit’, që Perëndimi të rishikojë qasjen e tij ndaj sigurisë ndërkombëtare dhe Vladimir Putin është një ‘operator mashtrues’ i dëshpëruar pa interes për normat ndërkombëtare”.
Kjo është arsyeja pse ne duhet të “dyfishojmë përpjekjet tona” dhe “të mos jemi të vetëkënaqur”, – vijoi ajo.
“Nëse Putini është i suksesshëm, do të ketë pasoja të tmerrshme në të gjithë botën. Nuk do të ndihemi më kurrë të sigurt. Kështu që ne duhet të përgatitemi për një kohë të gjatë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje