Politike

Ish-kreu i SHISH dhe këshilltari i Metës, Bahri Shaqiri garon në zonën e “të fortëve”

Bahri Shaqiri ka lindur në Tiranë. Edhe eksperiencat e punës dhe karrierën profesionale e ka pasur në këtë qytet. Megjithatë, Bahri Shaqiri, që deri pak ditë më parë punonte për Ilir Metën si Këshilltar për Çështjet e Sigurisë, ka vendosur të garojë në Shijak, aty ku eksperienca e kujtdo që ka garuar, ka qenë e vështirë për shkak të disa grupeve kriminale që dominojnë Shijakun.

Nuk dihet se pse Shaqiri, që për shkak të punës di dosjet e gjithësecilit në atë zonë, ka pranuar sfidën që të garojë për Shijakun në siglën e LSI-së.

Vetë ai, në një prononcim për mediat, thotë se më Shijakun e lidh origjina e tij dhe propozimi për të kandiduar ka ardhur nga ai komunitet.  

“Në fakt nxitja erdhi si propozim nga përfaqësues të këtij komuniteti, të cilin e vizitova disa herë pas dy tërmeteve të fuqishme që tronditën, jo vetëm banesat e tyre, por edhe mirëqenien dhe sigurinë e tyre.

Po kështu edhe origjina ime ka rolin e saj në këtë angazhim të ri.

Besoj se hapësirën më të mirë për të qenë vetvetja e shoh te Lëvizja Socialiste për Integrim, me të cilën kam pasur një eksperiencë të shkurtër dhe më parë…”, tha ai


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë