Ish-kryeministri izraelit, Naftali Bennett, ka thënë se ka marrë premtim nga presidenti rus, Vladimir Putin që nuk do ta vrasë homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Bennett ka shërbyer për periudhë të shkurtër si ndërmjetësues mes dy vendeve.
Ai madje ka qenë një prej liderëve të paktë që kanë takuar Putinin, pak javë pas nisjes së luftës në Ukrainë, shkruan REL.
Ndonëse përpjekjet e Bennett për ndërmjetësim mes dy vendeve duket se kanë pasur pak rezultat në ndalje të luftimeve, disa deklarata të bëra në një intervistë të dielën, kanë vënë në pah diplomacinë dhe masat urgjente që janë marrë për të ulur shkallën e konfliktit në ditët e para.
Në një intervistë që ka zgjatur për pesë orë, Bennett ka prekur shumë tema, dhe më pas ka thënë se i ka kërkuar Putinit nëse synon ta vrasë Zelenskyn.
“E kam pyetur ‘si është puna më të? A jeni duke planifikuar vrasjen e Zelenskyt?’ Ai më ka thënë se ‘nuk do ta vrasë Zelenskyn’. Më pas i kam thënë që të më japë fjalën se nuk do ta vrasë Zelenskyn. Ai ka thënë se ‘nuk do ta vrasë Zelenskyn’”.
Bennett më pas ka thënë se e ka telefonuar Zelenskyn për ta informuar rreth premtimit të Putinit.
“Më dëgjo, dola prej takimit, ai nuk do të të vrasë. Ai më pyeti ‘a jeni i sigurt?’ I kam thënë se ai nuk do ta vrasë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje