Bota

Ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski dënohet me 9 vjet burg

Gazeta Si – Ish-Kryeministri, Nikola Gruevski, aktualisht azilant në Hungari, është dënuar në mungesë me 9 vite burg për rastin “TNT” për rrënimin e kompleksit “Kosmos” të biznesmenit Fijat Canoski.

Krahas Gruevskit, Gjykata Penale e Shkupit, me dënim me burg ka dënuar edhe ish-Ministrin për Transport dhe Lidhje, Mile Janakievski, me 3 vite.

Ndërsa ish-Kryetari i Komunës së Gazibabës, Toni Trajkovski dhe inspektorja e ndërtimit, Elisaveta Najdovska, u dënua me katër vite.

Të gjithë akuzohen për veprën penale shpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare.

Ish-kryeministri Nikola Gruevski, kishte urdhëruar që me eksploziv të shkatërrohet kompleksi i banesave “Kosmos”, për shkak se në vitin 2011, pronari Fijat Canoski, kishte ndërprerë koalicionin me VMRO-DPMNE-në.

Ish-ministri Janakievski, është akuzuar si koordinator i gjithë aksionit.

Gruevski deri më tani është i dënuar edhe për çështjen “Tanku”, “Dhuna në Qendër’ dhe “Parcelat në Vodno”. Nëse ekstradohet nga Hungaria ku ndodhet, në Maqedoni, ai do të duhet të vuajë 19.5 vite burg.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë