Politike

Ish-kundërshtari i Gjicit në zgjedhje: Më ofruan video kompromentuese para zgjedhjeve për të, por e refuzova   

Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për kryetar në bashkinë e Kukësit, Admir Sinamati, rival i Safet Gjicit, në një intervistë për Report Tv, tha se para zgjedhjeve lokale një person i ishte ofruar për një video kompromentuese, porse nuk e kishte pranuar.

Sinamati tha se nuk e njihte personin në fjalë

“Sa për dijeni. Në javën e parë të fushatës më është prezantuar një qytetar, më ofroi një video komprometuese. I thashë nuk jam njeri që merrem me përndjekje të personave, më tepër të rivalëve të tij. I thashë nëse ke diçka drejtohu organeve ligjzbatuese. Unë me kundërshtarin tim kam një betejë politike. Materialin që më është ofruar atëherë nuk e kam parë. Jam larg këtyre formave. Ai person që më tha për videon ishte person i panjohur për mua” tha ai.

LEXO EDHE:
– Të kapur në video intime apo trafik droge e korrupsion/ Nga Gjici, ‘Shukriu’ tek Kajmaku, Pjetri apo Roshi (Lista e emrave të shkarkuar nga Rilindja)
– Video skandali i Safet Gjicit, dyshime edhe për afera biznesi. SPAK sekuestron pamjet filmike

Video-skandali i publikuar të premten  është regjistruar më 6 qershor pas betimit të Gjicit, ndërsa për videon tjetër që pretendon Sinamati thotë se nuk e di përmbajtjen.

I pyetur në lidhje me videon aktuale të publikuar, Sinamati tha se kjo është një çështje që i takon prokurorisë.

“Të them të vërtetën rezervohem në të drejtën për të folur pasi qytetarët shqiptarë janë njohur me këtë aferë dhe sa kohë kjo çështje i takon hetimit dhe shqyrtimit në organet ligjzbatues s’kam dëshirë të komentoj” tha Sinamati.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë