Futboll

Ish-portieri i famshëm kandidon për president: Kundër korrupsionit

“Krenar që jam paraguajan”. Ish-portieri i famshëm, Zhoze Luis Shilavert, ka nisur kështu fushatën për zgjedhjet presidenciale në vendin e tij. Ai është vlerësuar tri herë si portieri më i mirë nga FIFA dhe është i njohur në gjithë botën si një specialist penalltish dhe goditjesh të lira (ka shënuar 54 gola me klubet dhe 8 me kombëtaren).

Shilavert mund të jetë një nga portierët me më shumë gola në historinë e futbollit, pas brazilianit Roxherio Çeni. Tani ai synon të bëhet president i Paraguajit dhe të luftojë korrupsionin në këtë vend.

Shilavert, 55 vjeç. Gazeta Si, 25 dhjetor 2020

Ish-portieri, tani 55 vjeç, e ka bërë të ditur publikisht kandidaturën e tij me një postim në Tuiter. Javët e ardhshme ai do të shpalosë edhe programin e tij, por tashmë e ka bërë të ditur se objektivat kryesorë janë të përmirësojë jetën e qytetarëve të Paraguajit dhe të zhdukë korrupsionin. Më pare, ish-sulmuesi i Milanit, Zhorzh Ueah, është zgjedhur president I Liberisë, kështu që edhe Shilavert ka shanse…


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë