Te Barcelona kanë luajtur dhe luajnë gjithmonë futbollistët më të mirë të botës. Sandro Rosell, ish-president i skuadrës katalanase nga 2010-a deri në 2014-ën, ka parë shumë kampionë në fushë, por ai e ka të qartë se cilët janë më të mirët. Nën drejtimin e tij, klubi i madh spanjoll ka fituar gjithçka.
Në një intervistë të fundit për “Mundo Deportivo”, ish-presidenti Rosell ka folur mes të tjerash edhe për Leo Mesin dhe të ardhmen e katalanasve. I pyetur se kush është futbollisti më i mirë që ka pasur në kohën që ka qenë në krye të Barcelonës, Rosell është përgjigjur: “Leo Mesi është futbollisti më i mirë i historisë së futbollit, në çdo sezon. Edhe pse për mua, Ronaldinjo ka qenë gjithashtu shumë i zoti, ndoshta më i mirë se Mesi për disa sezone.

Leo ka kontribuuar shumë për Barcelonën, ka bërë historinë e klubit, por edhe Barcelona i ka dhënë shumë Mesit, është një marrëdhënie bilaterale. Mesi do ta mbyllë karrierën si futbollist dhe do të lërë një kujtim të veçantë, por Barcelona do të vazhdojë të ecë përpara, si gjithmonë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje