Politike

Ish-të përndjekurit, Salianji: Mbyllim çdo detyrim financiar ndaj tyre, kredi të buta për pasardhësit

Në një takim me drejtues të shoqatës të ish-të përndjekurve politike, Ervin Salianji u angazhua në emër të PD-së se opozita do të përmbyllë çdo detyrim financiar ndaj kësaj shtrese.  

“Për të rikuperuar gabimet e së shkuarës por edhe për t’i dhënë vlersimin që meritojnë, Partia Demokratike zotohet: Të përmbyllë çdo detyrim financiar ndaj ish-të përndjekurve.

Të japë kredi të buta për pasardhësit e ish-të përndjekurve.

Të përcaktojë me ligj një shpërblim financiar ekstra pagesës së pensionit çdo muaj për ish-të përndjekurit.

Të ndalojë me ligj përdorimin e simboleve të komunizmit. Të miratojmë ligjin për pastrimin e figurës, të jepen 100 Euro shtese për pensionet e të burgosurve politikë.

Bashkë do të ngremë muzeun në kujtim të viktimave të komunizmit!”, premtoi Salianji


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë