Gazeta Si – Ai është në “shëndet më të mirë se shumë njerëz të moshës së tij”, por “patologjikisht ka frikë” për jetën e tij. Nuk përdor internet, informohet vetë përmes televizionit shtetëror.
Frika e tij nga një infeksion i Covid 19 është ende “paranojake” dhe për këtë arsye, ai pret që stafi në shërbim të tij të vazhdojë t’i nënshtrohet karantinave të gjata.
Ai që i tregon këto detaje intime të jetës të Vladimir Putinit, është një person që ka qenë pranë tij për vite me radhë. Derisa disa muaj më parë, ai vendosi të largohej nga Kremlini dhe Rusia.
Gleb Karakulov i shërbeu Putinit për 13 vjet. Si inxhinier i ekipit të komunikimit të FSO-së (Shërbimi Federal i Mbrojtjes, përgjegjës për shoqërimin e presidentit dhe personat e nivelit të larta shtetëror), ai tha se e kishte shoqëruar “Carin” në mbi 180 udhëtime, gjithmonë i gatshëm për të garantuarj atij dhe linjave të sigurta të komunikimit të tij siguri në çdo rrethanë.
Transferta e fundit jashtë Rusisë sipas rendit kronologjik, ishte në Astana, në mes të tetorit. Pastaj arratisja me familjen e tij, pas muajsh planifikimi: fillimisht Turqia, tani një vend i sigurt (dhe i fshehtë).
Kur ishte ende i gjurmueshëm, rrëfimin e bëri në faqen e internetit të “Dossier Center”, i financuar nga miliarderi në mërgim, Mikhail Khodorkovsky: një orë pyetje, një orë përgjigje, për të hyrë në “tunelin” që Putini ka ndërtuar rreth vetes dhe në të cilën ai jeton tashmë prej vitesh.
Një “tunel” i izoluar nga një sërë pengesash”, në të cilin realiteti shtrembërohet nga të vetmet burime informacioni që “Cari” konsulton: pa internet, pa ‘smartphone’.
Vetëm kanalet shtetërore, të cilat duhet të jenë të disponueshme edhe kur është jashtë vendit.
Kontaktet janë gjithashtu shumë të përzgjedhura. Pas tre vitesh pandemie, Putin – sipas Karakulovit – do të kishte ende një frikë të tmerrshme për t’u infektuar dhe 14 ditë karantinë kërkohen për t’u pranuar në një takim me të.
Dhe të mendosh se, sipas asaj që thotë ish-truproja (dhe ndryshe nga sa supozohet nga burime të ndryshme), Putini do të ishte mjaft i përshtatshëm: “Ai nuk vuan nga asnjë patologji, nuk ka sekrete klinike”. Megjithatë, “shëndeti i mirë” nuk e qetëson kreun e Kremlinit: “Patologjia e tij është se ai vazhdimisht ka frikë për jetën e tij”.
Jeta që kalon në rezidencat e shumta (përfshirë pallatin faraonik në brigjet e Detit të Zi, ekzistenca e të cilit u zbulua nga Aleksej Navalni): në secilën prej tyre, Putini dyshohet se kishte ndërtuar dalje që të nxirrte në zyrën e tij në Moskë, në mënyrë që të mund të pretendonte të ishte gjithmonë i lidhur me kryeqytetin.
Për t’i bërë shoqëri në çdo lëvizje, janë anëtarët e familjes, një tjetër “sekret i vogël” i Carit, që thuhet se ka fëmijë dhe të dashura pak a shumë të njohura në rrethet e kufizuara të Kremlinit.
Pyetja e fundit që përgjigjet Karakulov, është: pse? Pse braktisi një rol të profilit të lartë – sipas “Dossier”, ai është oficeri më i lartë i inteligjencës që ka dezertuar ndonjëherë në historinë e fundit të Rusisë – për të shpëtuar?
“Unë e konsideroj Putinin një kriminel lufte” shpjegon ai, “dhe do të kishte qenë një krim edhe më i keq se qëndrimi në punë sikur të mos kishte ndodhur asgjë”.
Por edhe ai ka frikë për jetën e tij. “Ata nuk po më kërkojnë ende me Novychok (një agjent helmues që Moska e përdor për dezertorët apo ish-spiunët jashtë Rusisë), por ata kanë shkuar për të vizituar më shumë se një nga anëtarët e familjes sime”.
Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje