Revolucioni ka filluar tashmë te Lioni. Skuadra e njohur franceze së shpejti do të ketë një president të ri. Zhan Mishel Aulas, 71 vjeç, po bëhet gati të largohet dhe si zëvendësues të tij sheh 37-vjeçarin Toni Parker. Një binom që e ka nisur punën që nga vjeshta e kaluar, kur ka nisur bashkëpunimi mes Lionit dhe Asvel, klubit të basketbollit në pronësi të ish-yllit të basketbollit amerikan.
Një lëvizje që mund të përshpejtojë tendencën e fundit të botës së futbollit, që gjithmonë e më shumë po frymëzohet nga koncepti i Superligës, modelit të turneut amerikan të basketbollit. “Nëse Aulas, – thotë kampioni i Europës në 2013-shin, – më kërkon të marr presidencën e klubit, sigurisht që nuk mund ta refuzoj”.
Parker e ka çuar Asvel te titulli kombëtar, por kërkon që të imponohet edhe në Euroligë. Këtu lind edhe ideja për të bashkëpunuar me Lionin, një klub që kuotohet në bursë dhe që ofron garanci financiare dhe në të ardhmen, por edhe mundësi të tjera, siç është pallati i sportit që do të ndërtohet pranë stadiumit të klubit, që është në pronësi të Aulas.

Parker ka lidhje të hershme me futbollin, kur bashkë me shokun e skuadrës, argjentinasin Zhinobili, lidhën miqësi me ish-sulmuesin francez Tieri Henri. Kur mori drejtimin e Asvel në 2014-ën, Aulas e ka ndihmuar Toni Parkerin me këshilla administrimi. “Kemi të njëjtin vizion dhe të njëjtat ambicie”, – shpjegon ish-lojtari i Spërs. Toni Parker, i rritur në Francë me baba amerikan dhe nënë holandeze, zotëron 3% të aksioneve të Reign Fc të Siatëll, skuadrës së Megan Rapinoe.
Këtë sezon Aulas ia ka besuar drejtimin sportiv ish-mesfushorit Zhuninjo, ndërsa Parkerin e sheh si pasues të denjë në presidencën e klubit. “Toni, – ka shpjeguar presidenti i Lionit për “l’Equipe”, – i ka të gjitha kartat në rregull për të drejtuar një klub të nivelit botëror si Lioni. Për momentin nuk kemi vendosur”. Parker, amabasador ndërkombëtar i Lionit edhe pse është një tifoz i PSG-së, përfaqëson një vlerë të shtuar në klubin francez.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje