Policia e Vlorës ka arrestuar këtë të enjte një 25-vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim.
Në pranga është vënë shtetasi Vasil Balliu, 25 vjeç, banues në fshatin Beshishtë, në Vlorë i cili ishte dënuar më parë nga Gjykata me 4 vite burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Ndalimi i 25-vjeçarit u bë gjatë operacionit të policisë në një banesë të braktisur pranë aksit rrugor të fshatit Llakatund në Vlorë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje