Policia e Durrësit ka vënë në pranga të shumëkërkuarin Alvaro Jashari, i cili ishte i shpallur në kërkim për plagosje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.
34 vjeçari Alvaro Jashari, banues në Shijak, ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Sipas policisë, 34-vjeçari më 30 maj të këtij viti, rreth orës 20:45, te stadiumi në Shijak, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Enri Isai, 28 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën Kodi Penal parashikon dënimin me burgim deri në 7 vjet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje