Nuk ka paqe as për ishujt që kanë vaksinuar një pjesë të madhe të popullsisë. Është regjistruar një rritje e infeksioneve nga Covid-19 dhe kufizimet e reja në Ishujt Sejshell (Seychelles), pavarësisht se arkipelagu ka imunizuar mbi 60% të popullsisë së tij kundër virusit.
Lajmi raportohet nga BBC, duke specifikuar që vendi ishullor me pothuajse 100,000 banorë, ka regjistruar rreth 500 infeksione të reja në tre ditë deri në 1 maj dhe raporton rreth një mijë raste aktive.
Një e treta e kësaj të fundit, ka të bëjë me njerëzit që kanë marrë dy doza të vaksinës, siç raportohet nga agjencia e lajmeve të vendit, ndërsa të tjerët janë raste që janë injektuar me një dozë të vetme ose asnjë.

Shkollat janë mbyllur dhe aktivitetet sportive janë anuluar për dy javë. Baret, restorantet dhe dyqanet janë udhëzuar të mbyllen herët dhe disa tubime janë ndaluar.
“Pavarësisht nga të gjitha përpjekjet e jashtëzakonshme që po bëjmë, situata e Covid-19 në vendin tonë për momentin është kritike, me shumë raste të përditshme të raportuara që javën e kaluar”, – tha në një konferencë shtypi, Peggy Vidot, Ministre e Shëndetësisë e Sejshell (Seychelles).
Më shumë se katër të pestat e rasteve aktive përbëhen nga banorë të ishullit, ndërsa pjesa tjetër përbëhet nga të huaj. Arkipelagu i Sejshell (Seychelles), i cili e sheh turizmin si zërin e tij kryesor ekonomik, filloi të imunizojë popullsinë e tij në janar, duke përdorur vaksinën kineze “Sinopharm”.
Sidoqoftë, tashmë në Kili kishte dalë se një produkt tjetër i Pekinit, Coronavac, nuk kishte arritur ta imunizonte plotësisht popullsinë. Sinopharm tha në dhjetor (pa lëshuar ndonjë të dhënë) se vaksina e saj e parë ishte 79% efektive në drejtim të parandalimit simptomatik, bazuar në të dhënat provizore të Fazës III.

Siç thuhet, shpërndarësi nga Emiratet e Bashkuara Arabe të vaksinave “Sinopharm” tha se po planifikonte një dozë të tretë përveç regjimit standard me dy doza për një “numër shumë të vogël” njerëzish që “nuk kishin rezultuar me të vërtetë reaktiv”.
Gjiganti farmaceutik shtetëror, gjithashtu tha (në mars) se po shqyrtonte nëse do të përfshinte dozën e tretë përforcuese në procedurën standarde të administrimit.
E njëjta kompani farmaceutike tha që vaksina e dytë (ajo e prodhuar nga instituti në Ëuhan), është më pak efektive: me 72.5% dhe ka njoftuar se do të fillojë provat klinike mbi një kandidat të tretë shtesë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje