Një rinumërim brenda pak orësh, e zhvendosi Islandën nga vendi i parë evropian me një Dhomë me një shumicë absolute të grave në Parlament.
Ingi Tryggvason, presidente e komisionit zgjedhor Islandez, shpjegoi për agjencinë e lajmeve “France Presse”, se një fletëvotim i ri ka ndryshuar ekuilibrin në një nga gjashtë zonat elektorale të vendit, ku tre vende fillimisht të caktuara për gratë, u kanë kaluar burrave.
Në fillim, dukej se nga 63 vendet në Asamblenë Kombëtare, 33 (të barabarta me 52.3% të totalit) i takuan deputetëve femra dhe 30 të tjerëve deputetëve. Por, pas rinumërimit, situata u përmbys: 33 u caktuan burrave dhe 30 grave.
Përqindja historike prej 52.3%është e paqartë, por 30 gra nga 63 deputete akoma korrespondojnë me 47.6%: rezultat i cili, edhe pse nën pragun simbolik prej 50%, ende shënon një anomali në krahasim me situatën evropiane.
Dhe që e çon Islandën të tejkalojë rekordin e mëparshëm, të arritur në Suedi (47%). Pas këtyre numrave, fshihet një punë e madhe kulturore që, me kalimin e viteve, i ka shtyrë partitë të favorizojnë praninë e grave në lista. Islanda, e cila ka 370,000 banorë, tani qeveriset nga Katrin Jakobsdóttir, 45 vjeçe, udhëheqëse e Të Gjelbërve.
Në vitin 2018, vendi miratoi gjithashtu një ligj të fundit për barazinë e pagave dhe për 12 vjet rresht ai ka qenë në krye të renditjes së Forumit Ekonomik Botëror për barazinë gjinore.
Sigurisht nuk është e sigurt që shumica numerike shkon paralelisht me një politikë të barazisë midis gjinive, duke gjykuar nga vendet e tjera në botë që e kanë arritur këtë qëllim.
Këto janë Ruanda me 61%të grave në Parlament, Kuba (53%), Nikaragua (51%), Meksika dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (50%), sipas të dhënave të siguruara nga Unioni Ndërparlamentar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje