Lajme

Itali, gjendet i vrarë me fyt të prerë në mes të rrugës avokati shqiptar

Gazeta Si – Një shqiptar me profesion avokat është gjetur i vdekur në Rexhio Emilia të Italisë. Viktima është identifikuar si Aineo Redo 49 vjeç, me origjinë nga Bulqiza, por banues prej vitesh në shtetin fqinj.

Mediat italiane raportojnë se 49-vjeçari u gjet me fyt të prerë me thikë, por ai nuk ka qenë i skeduar nga policia,

Trupi i pajetë i shqiptarit është konstatuar nga një kalimtar në rrugë, i cili më pas lajmëroi policinë.

Pista e parë e hetuesve është vetëvrasja, duke parë se viktimës iu gjet një thikë në dorë.

Por nuk përjashtohet as pista e vrasjes dhe që autori i pretenduar të ketë vendosur thikën në dorën e 49-vjeçarit për të krijuar alibinë e një vetëvrasjeje.

Do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkaqet e sakta të vdekjes dhe rrethanat e ngjarjes.

Një element tjetër që pritet të ndihmojë hetimet, janë edhe kamerat e sigurisë në zonë, që janë sekuestruar nga hetuesit për t’u analizuar.

Viktima Aineo Redo ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë. Ai ishte diplomuar në Itali për drejtësi dhe punonte si avokat për çështjet e emigracionit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë