Bota

Itali/ Makina përplaset me murin e çerdhes, humb jetën një fëmijë, plagosen 5 të tjerë

Një aksident i rëndë në Itali i ka marrë jetën një fëmije, ndërsa kanë mbetur të plagosur 5 të tjerë, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Sipas mediave italiane, fëmijët janë të moshës 3 deri në 5 vjeç. Aksidenti i rëndë ka ndodhur pranë një çerdheje, ku fëmijët kanë qenë duke luajtur ndërsa një makinë është përplasur me murin e jashtëm të ndërtesës.

Brenda makinës së aksidentuar ndodhej një fëmijë rreth 8 vjeç, të cilin e kishte lënë nëna e tij përkohësisht vetëm dhe një nga hipotezat që po hetohet është dhe mundësia që aksidentin ta ketë shkaktuar fëmija i mitur.

“Jam thellësisht i pikëlluar, as nuk mund ta imagjinoj dhimbjen që po ndjejnë prindërit e fëmijëve të lënduar. Si baba dhe si përfaqësues i institucioneve jam i tmerruar. Është një lajm i tmerrshëm: shpresojmë dhe lutemi që numri i viktimave të mos përkeqësohet”, janë këto fjalët e kryebashkiakut të L’Aquila, Pierluigi Biondi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë