Kryeqyteti i Italisë, Roma, është përfshirë në orët e fundit nga protesta massive të dhunshme kundër pasaportës së vaksinimit, e cila do të jetë e nevojshme për t’u paraqitur në punë, duke nisur që nga data 15 tetor.
Mijëra demonstrues marshuan përgjatë rrugës së famshme të Romës, “Via Veneto” të shtunën në mbrëmje, ndërsa dhjetëra të tjerë u futën në një zyrë shteti dhe u përplasën me policinë, duke protestuar kundër “Green Pass”.
Policia krijoi një barrikadë, e ndihmuar nga mjetet policore dhe hodhi ujë me presion për të penguar hyrjen në selinë e qeverisë italiane.
Certifikimi është i detyrueshëm duke filluar nga 15 tetori dhe zbatohet për vendet e punës publike dhe private. Si punonjësit dhe punëdhënësit rrezikojnë gjoba nëse nuk respektojnë dekretin.
Punonjësit e sektorit publik mund të pezullohen nëse paraqiten pesë herë pa “Green Pass”. Po ashtu, dokumenti kërkohet në Itali për të hyrë në muze, teatro, palestra dhe restorante, si dhe për të marrë trena dhe autobusë në distanca të gjata ose fluturime të brendshme.
“Green Pass” duhet të provojë se një person ka pasur të paktën një dozë vaksine COVID-19, ose është shëruar nga virusi në gjashtë muajt e fundit, ose ka rezultuar negativ në 48 orët e fundit.
Rreth 80% e të gjithë italianëve mbi moshën 12 vjeç tani janë plotësisht të vaksinuar dhe shumica dërrmuese e njerëzve duket se e mbështesin vaksinimin e detyrueshëm dhe përdorimin e pasaportës shëndetësore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)
















Lini një Përgjigje