Bota

Italia hedh në qarkullim monedhat në nder të gjykatësve të vrarë nga mafia, Falcone dhe Borsellino

Italia ka hedhur në qarkullim 3 milionë euro në formë monedhash 2 eurosh dedikuar Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino, dy magjistratëve që humbën jetën 30 vite më parë.

Në monedhë janë portretizuar të dyja figurat duke buzëqeshur ku shkruhet: “Falcone – Borsellino” “1992 – 2022” që përcakton vitin e vdekjes së tyre dhe vitin e emetimit të monedhës.

“Maxi Trial” konsiderohet  gjyqi më domethënës  kundër mafies siciliane, si dhe gjyqi më i madh në historinë botërore.  Gjatë dhe pas gjykimit, disa gjykatës dhe magjistratë u vranë nga Mafia, duke përfshirë të dy gjykatësit që e drejtuan procesin – Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino.

Filloi më 10 shkurt 1986 dhe  përfundoi më 16 dhjetor 1987. U dënuan 342 persona dhe  114 u shpallën të pafajshëm. Por pas vrasjes së Falcone, dy muaj  më vonë Paolo Borsellino mbeti i vrarë nga një atentat me bombë.

Burimi: La Stampa/Gazeta “SI”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë