Politike

Italia miraton marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët, kostoja llogaritet 100 mln euro për vitin 2024

Këshilli i Ministrave të Italisë ka miratuar pasditen e sotme marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët që u firmos nga Kryeministrat Meloni dhe Rama më 6 Nëntor në Romë.

Ministri i Jashtëm Antonio Tajani tha se kostot e marrëveshjes janë më pak se 200 milionë euro dhe fondet do të shpenzohen efektivisht për të luftuar emigracionin e parregullt.

LaRepubblica shkruan se kostoja llogaritet 100 mln euro për vitin 2024.

Çfarë përmban marrëveshja

Në portin e Shëngjinit, ku do të zbarkojnë emigrantët e gjetur në detin Mesdhe në bordin e anijeve italiane, do të ketë një perimetër afërsisht 240 metra, me një gardh të jashtëm 4 metra me tela me gjemba ose sisteme të ngjashme.

Struktura në ish-aeroportin ushtarak të Gjadrit, do të shërbejë për riatdhesimin e emigrantëve që nuk kanë të drejtë të hyjnë dhe të qëndrojnë në Itali

Në këtë zonë do të ndërtohen edhe godinat e policisë. S

ipas protokollit strukturat mund të presin në të njëjtën kohë maksimumi 3 mijë azilkërkues kryesisht nga Afrika e Veriut në një numër deri në 36 mijë në vit. Nënsekretari Giovanbattista Fazzolari ka sqaruar  se emigrantët mund të ndalohen përtej 28 ditësh edhe në Shqipëri. “Maksimumi i lejuar nga ligji italian është 18 muaj“. Me pak fjalë zonat që i ka dhënë Tirana Romës i nënshtrohen ekskluzivisht juridiksionit italian. Italia do të duhet të krijojë një fond garancie dhe, si paradhënie rimbursimi për vitin e parë, brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e marrëveshjes, Brenda 90 ditëve nga hyrja në fuqi e protokollit, Italia do t’i duhet t’i paguajë Shqipërisë një shumë fillestare prej 16 milionë e gjysmë euro.

Duke qenë se kjo marrëveshje zgjat të paktën 5 vjet, kjo shumë mund të bëhet 82 milionë euro e rinovueshme për 5 të tjera. Po ashtu parashikohet që në llogaritë e shtetit shqiptar të derdhet edhe një fond garancie prej 100 milionë eurosh.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë