Italia do të miratojë ndryshime në mënyrën se si qeveria do të shpenzojë miliarda eurot nga fondi i rimëkëmbjes së Bashkimit Europian, një lëvizje që rrezikon të shkaktojë një përplasje midis administratës së kryeministres Giorgia Meloni dhe Brukselit.
Një dekret që do të miratohet të enjten planifikon t’i japë qeverisë më shumë liri veprimi mbi mënyrën se si do të ndahen dhe shpenzohen fondet, dhe gjithashtu do të thjeshtojë procesin e autorizimit për projektet e reja, sipas një drafti të parë nga Bloomberg News.
Në veçanti, dekreti do të lejojë ministrinë e Ekonomisë të zvogëlojë kërkesat për kontraktorët e përgjithshëm përpara se fondet të disbursohen për projektet e reja, duke rritur rrezikun e mbikëqyrjes së dobët, siç e përcakton BE. Drafti mund të ndryshohet ose të shtyhet.
Një tjetër problem është zhvendosja e planit të operimit nga ministria e Ekonomisë tek kryeministria. Kjo do të ndryshonte tërësisht kornizën të cilën kishte konfirmuar BE-ja më herët për të disbursuar paratë dhe mund të nisë një luftë ligjore me Brukselin.
Paolo Gentiloni, komisioneri i Ekonomisë në BE tha më herët gjatë javës se blloku do të lejojë ndryshime në projekte specifike të fondit kombëtar të rimëkëmbjes, por nuk do të lejojë ndryshime të mëdha gjithëpërfshirëse.
Italia do të marrë 192 miliardë euro (205 miliardë dollarë) si pjesë e planit të BE-së për post-pandeminë, por deri më tani ajo ka luftuar për të ndarë dhe shpenzuar paratë aq shpejt sa ishte planifikuar, ndonëse me vonesa burokrate. Ajo tashmë ka marrë 67 miliardë euro.
Dekreti pritet të miratohet të enjten në mbrëmje. Ai do të hyjë në fuqi menjëherë, por do të kërkojë miratimin parlamentar dhe ligjvënësit mund ta modifikojnë atë.
Kryeministrja tashmë në detyre, Meloni pati thënë që para se të kandidonte se nëse ajo do të bëhej kryeministre, do të bënte ndryshime në program. Kjo ishte një fjali që shqetësoi atëherë Italinë dhe të gjithë vendet e BE-së./Bloomberg
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje