Efektet e valës së nxehtësisë në Itali kanë sjellë temperatura historike për këtë vend.
Rajonet më të prekura të mërkurën nga temperatura deri në 48 gradë Celsius ishin ato të Jugut.
Situata nuk pritet të ndryshojë të paktën deri më 15 gusht. Tetë qytete të Italisë janë etiketuar me ngjyrë të kuqe, si niveli më i lartë i rrezikut për shëndetin për shkak të nxehtësisë.
Ndërkohë Sardenja, Sicilia dhe Kalabria po luftojnë me zjarret.
Të enjten situata pritet të jetë më e rënduar. Numri i qyteteve në alert apo me ngjyre të kuqe do të rritet në 10. Qytetet më të prekura do të jenë Bari, Bolonja, Campobasso, Latina, Palermo, Perugia, Rieti, Roma dhe Trieste.
Ndërkohë, kulmi i të nxehtit pritet të shkojë të premten me 15 qytete të etiketuar me ngjyrë të kuqe.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje