Gazeta Si – Italia ka vënë vënë nën sekeustro dy mega jahte dhe një vilë luksoze të tre oligarkëve rusë në territorin e saj.
Në portin e Imperias në rajonin e Ligurias, u bllokua mjeti i Alexei Mordashov, pronar i grupit sipërmarrës “Severstal”, ndër më të mëdhenjtë në botë në sektorin e prodhimeve hekur-çelikut.
Mega jahti i bllokuar në portin e Imperias qyhet “Lady M”, super luksoz e 65 metra i gjatë dhe me vlerë 65 milionë euro.



Mordashov është në listën e zezë të oligrakëve rusë që Bashkimi Europian ka vendosur t’u bllokojë pasuritë me vendim të Komitetit të Sigurisë Financiare të autoriteteve italiane në kuadër të sanksionve të marra kundër Rusisë.
Mediat italiane raportojnë edhe për sekuestrimin në portin e Sanremos të “Lena Yacht”, i oligarkut tjeetër rus, Gennady Nikolayevich Timchenko, pronar i “Volga Group” dhe mik i Putin, me vlerë 50 milionë euro.
Të njëjtin fat pati edhe për Villa Lazzareschi (vlera 3 milionë euro) në provincën e Lucca-s, që i atribuohet Oleg Savchenko. Janë rreht 680 emra oligarkësh rus në listën e zezë të Bashkimit Europian. 26 prej të cilëve super të pasur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje