Sport

Italia vazhdon të befasojë në Tokio, triumfon edhe në stafetën 4×100

Italia vazhdon të mrekullojë në Lojërat Olimpike. “Axurrët” kanë fituar një tjetër medalje të artë në garat e shpejtësisë, në stafetën 4×100 për meshkuj. Lorenzo Patta, Marcell Jacobs, Fausto Desalu dhe Filippo Tortu janë protagonistët e një prej arritjeve më të mëdha të sportit italian.

Ndoshta më e madhja, sepse në një sport individual, është shprehja e një lëvizjeje të tërë. Ishte gara perfekte nga 4 atletët italianë, gara e 4 “fluturime” njëri më i bukur se tjetri dhe 4 ndërrimeve sa të rrezikshme, aq e precize. Jacobs, kampion në garën e 100 metrave, do të kthehet në shtëpi me 2 medalje të arta, por heroi i ditës, është Tortu.

Fraksioni i tij, që ishte i fundit, ishte një çmenduri. Pasi mori stafetën nga Desalu, me Britaninë e Madhe që dukej se do të shkëputej dhe Kinën shumë pranë, ai filloi të rikuperonte me vrull. Nethaneel Mitchell-Blake, që ishte në krye, humbi avantazhin ndaj Tortu, i cili kompletoi veprën e tij pak para finishit.

Italia, me një kohë 37”50, që nuk duket reale, fitoi medaljen e artë, Britania e Madhe të argjendtën dhe Kanadaja të bronzit. Te femrat, stafetën 4×100 e fitoi Xhamajka.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë