Thuajse të gjithë lojtarët mezi presin të kthehen të luajnë futboll në fushë. Kanë lindur për këtë gjë dhe është legjitime dëshira e tyre, pavarësisht se në mes janë edhe paratë. Ivan Rakitiç, kroati i Barcelonës, shkon përtej asaj që mendohet dhe i lë të gjithë të shokuar me deklaratën e tij të fundit.
“Jam gati të përballoj rrezikun e infektimit nga koronavirusi, vetëm dua të luaj. E them me ndërgjegje të plotë se rreziku do të jetë shumë i vogël, por edhe për solidaritet me ata që kanë luajtur për ne nga minuta e parë dhe që do të vazhdojnë kështu për shumë ditë. Duhet të luajmë me masa sigurie të larta, duke e ditur që nuk ka kurrë siguri 100% për ne dhe për çdo njeri tjetër që punon. Edhe punëtorët e supermarketeve ndërrohen në dhomën e tyre dhe kanë të njëjtat mundësi për t’u prekur nga virusi ashtu si edhe ne, ndoshta edhe më shumë. Ata e përballojnë rrezikun dhe këtë dua të bëj edhe unë”, – ka thënë mes të tjerash Rakitiç.

“Mendoj, – shton më tej Rakitiç, – se kemi një detyrim, duhet t’i kthejmë shoqërisë atë që kemi marrë gjithë këto vite dhe nuk e kam fjalën vetëm për çështjen ekonomike: duhet të kthehemi të argëtojmë njerëzit, sepse po flasin vetëm për virusin. Po lexoj këto ditë për dëme ekonomike, për kalendarë, për rënie, por nuk lexoj asgjë për pasionin e njerëzve. Franca mbylli kampionatin? Nuk ekziston një recetë për të gjithë, çdo vend vendos sipas situatës së tij”.
Ivan Rakitiç ka pohuar në intervistën e dhënë për “Marca” në Spanjë se ka qenë jo pak i frikësuar: “Po, kam pasur frikë, nëse nuk ka qenë frikë, ka qenë diçka e ngjashme me të”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje