Politike

Ivi Kaso: Vendimi ekzekutohet menjëherë, s’mund të ankimohet nga Alibeaj    

Ndryshe nga sa pretendon Enkelejd Alibeaj, përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemelimit tha pas vendimit të gjykatës  se ky vendim nuk mund të ankimohet nga pala tjetër.

“Nëse do keni kuriozitetin që të shihni vendimet e 11 dhjetorit, një pikë të rëndësishme të tij ka anulimin e thirrjes së 18 dhjetorit. I thirrur nga një kryesi e palogjikshme. Ky vendim është regjistruar. Praktikisht në regjistër është anuluar Kuvendi i 18 dhjetorit. Ligjërisht nuk ka një Kuvend të thirrur. Vendimi mund të ankimohej vetëm nga ne. Vendimi është i ekzekutueshëm”, tha ai.

“Nga momenti që kur është shpallur, ka hyrë në fuqi. Komisioni i Rithemelimit edhe juridikisht do të drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit. Ka vetëm një PD, vetëm një simbol të miratuar në 11 dhjetor, vetëm një flamur dhe vulë që menjëherë pas datës 11 dhjetor i depozituam dhe gjykata i regjistroi. Gjykata njohu organin më të lartë, Komisionin e Rithemelimit. Vendimi është menjëherë i ekzekutueshëm. Ne në momentin që na pranohet kërkesa, nuk kemi nevojë të bëjmë ankime kot,” tha Kaso.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë