Hai Shaulian në Izrael ishte një nga organizatorët më të njohur të protestave kundër “green pass”-it, maskave dhe vaksinave: ai vdiq një ditë më parë nga koronavirusi në një spital në Holon.Por deri në momentin e fundit, ai inkurajoi njerëzit e tij që të vazhdonin me protestat.
Në fakt, mediat izraelite kujtuan se Shaulian, pak ditë më parë, kishte postuar në Facebook një fotografi të tij nga spitali ngjitur me ventilatorin e mushkërive dhe tubin e terapisë me oksigjen.
Nën imazhin, një postim: “Të dashur miq, gjendja ime është jashtëzakonisht kritike, nuk mund të flas ose t’u përgjigjem njerëzve. Nuk kam oksigjen dhe nuk mund të stabilizohem. U zgjova sot në mëngjes i lagur, sikur dikush të kishte hedhur disa kova me ujë. M’u desh rreth një orë për të kuptuar se kush jam, ku jam dhe çfarë po bëj këtu. Mungesa e oksigjenit është një gjë e tmerrshme”.
Në të njëjtin mesazh, ai bëri thirrje që të mos ndalen protestat kundër detyrimit të vaksinimit.
“Shteti vepron me metoda shtrënguese kriminale kundër nesh. Mos u dorëzoni! “Green Pass”-i nuk do të futet në Izrael, nuk ka të bëjë me koronavirusin dhe nuk ka të bëjë me vaksinat, por ka të bëjë me detyrimin”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje