Bota

Izraeli njofton se përhapja e variantit Delta ka ulur efektivitetin e vaksinës Pfizer

Efikasiteti i vaksinës Pfizer ka rënë! Ky është njoftimi i fundit nga Izraeli ku ka nisur të përhapet shumë shpejtë varianti Delta.
Ministria e Shëndetësisë e Izraelit tha se efektiviteti i vaksinës në parandalimin e infektimit dhe të sëmundjes me simptoma ka rënë deri në 64 për qind, pavarësisht se vaksina mbetet tepër efektive në parandalimin e rasteve të rënda ose hospitalizimin.

Gjatë muajit maj Ministria e Shëndetësisë izraelite publikoi një raport ku tregohej se kjo vaksinë kishte ofruar rreth 95 për qind mbrojtje ndaj shtrimeve në spitale dhe vetë infeksionit. Varianti Delta i koronavirusit, për të cilin Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se është më ngjitës, ka shkaktuar shqetësim në shumë vende të botës, por ekspertët e shëndetit publik në Shtetet e Bashkuara e kudo tjetër kanë thënë se fushatat e imunizimit janë çelësi për të mposhtur pandeminë.

Kompania Pfizer më herët ka deklaruar se vaksina ka efektivitet edhe për variantin Delta, megjithëse me fuqi më të ulët. Në janar, Izraeli regjistronte deri në 10.000 raste në ditë, ndërsa muajin e kaluar në këtë shtet u regjistruan edhe 1 rast në ditë kjo situatë epidemiologjike bëri që Izraeli të heqë pothuajse të gjitha masat kufizuese.

Ekspertët e Institutit të Shkencës në Izrael ka njoftuar gjithashtu se nëse vijon kështu situata epidemiologjike, vendi mund të përballet me rritje të shtrimeve në spital.

Sipas ekspertëve, të tri vaksinat e autorizuara Pfizer, Moderna dhe Johnson & Johnson kanë rezultuar të efektshme në mbrojtjen nga varianti Delta.

Megjithatë, disa studime tregojnë se niveli i mbrojtjes është pak më i ulët sesa varianteve të para të koronavirusit. Aktualisht varianti Delta është përhapur në 99 vende të botës dhe shumë vende po i kthehen përsëri kufizimeve. /Bloomberg/


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë