Bota

Izraeli sulmon Gazën, goditen 150 objektiva. Rreth 120 viktima palestineze

Gjatë natës, avionët e Ushtrisë Izraelite goditën mbi 150 “shënjestra nëntokësore” në Rripin verior të Gazës. Lajmi raportohet nga një njoftim për shtyp nga Forcat e Armatosura të Izraelit.

Në të njëjtën kohë, forcat tokësore, artileria dhe trupat e blinduara izraelite, u rreshtuan përgjatë kufirit dhe gjuajtën qindra predha artilerie.

Sipas Hamasit, viktimat palestineze që nga fillimi i sulmeve kanë qenë 119 (19 gra dhe 31 fëmijë) dhe 830 të plagosur.

Një reporter i BBC në Gaza tha se kishte bombardime të mëdha që përfshinin anije me armë, avionë luftarakë dhe helikopterë. Ndërkohë, turmat hebreje dhe izraelito-arabe kanë luftuar brenda Izraelit, duke ngjallur frikën e një lufte civile.

Ministri i Mbrojtjes, Benny Gantz urdhëroi një “përforcim masiv” të forcave të sigurisë për të shtypur trazirat e brendshme që kanë sjellë arrestimin e më shumë se 400 personave.

Policia thotë se arabët izraelitë kanë qenë përgjegjës për shumicën e problemeve dhe hedh poshtë akuzën se ata po qëndrojnë pranë ndërsa bandat e të rinjve hebrenj synojnë shtëpitë arabe. Në Gaza, palestinezët nga frika e një ndërhyrje nga trupat izraelite kanë ikur nga zonat afër kufirit me Izraelin.

Ushtria izraelite tha se kishte kryer një operacion brenda natës për të shkatërruar një rrjet të tuneleve të Hamasit, por asnjë trupë nuk kishte hyrë në Gaza.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë