Gazeta Si – Forcat Ajrore izraelite kryen një sulm ajror me ta paktën 4 raketa në aeroportin e Alepos dhe objektiva të tjera në Siri në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, duke e detyruar aeroportin të pezullojë fluturimet.
Sipas mediave ndërkombëtare, katër raketa janë lëshuar në aeroport. Shpërthime u dëgjuan në Alepo dhe Latakia, duke shkaktuar dëme materiale.
Forcat ajrore izraelite e kanë goditur aeroportin e Alepos edhe më 7 mars dhe aeroportit i është dashur të pezullojë operacionet e tij për disa ditë.
Aeroporti në Alepo, që është qyteti i dytë më i madh në Siri, ka qenë një kanal kryesor për dërgimin e ndihmave që nga tërmetet shkatërruese të 6 shkurtit që goditën Turqinë dhe Sirinë.
“Rreth orës 03:55, sipas kohës lokale, Izraeli armik kreu një sulm ajror, duke shënjestruar aeroportin ndërkombëtar të Alepos e duke shkaktuar disa dëme materiale”, u tha në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes të Sirisë.
“Disa raketa” u lëshuan nga Mesdheu, pranë brigjeve të qytetit Latakia, shtoi ministria.
Zyrtari i Ministrisë së Transportit, Suleiman Khalil, i tha AFP-së se autoritetet janë duke vlerësuar dëmet.
Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut, tha se sulmet shënjestruan “ndërtesën e aeroportit dhe një depo të armëve që i përket forcave pro-iraniane që gjendet në perimetrin e aeroportit”. Ky grup monitorues tha se depoja e armëve “është shkatërruar plotësisht”.
Më 7 mars, tre persona u vranë pas një sulmi ajror izraelit ndaj këtij aeroporti, duke shkaktuar ndërprerjen e të gjitha fluturimeve. Aeroporti i rihap pas disa ditësh.
Mbi 80 fluturime, që bartnin ndihma, u kryen në Alepo, për të ndihmuar të prekurit e tërmeteve shkatërruese të 6 shkurtit, tha Ministria e Transportit të Sirisë.
Lufta civile në Siri ka nisur më 2011 dhe Izraeli ka kryer qindra sulme ajrore ndaj Sirisë, kryesisht duke goditur caqet e ushtrisë siriane dhe të aleatëve të saj iranianë dhe të Hezbollahut.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje