Dy gola të mesfushorit shqiptar, Jahmir Hyka, kanë rezultuar vendimtarë për Makabi Netanjan në ndeshjen me Hapoel Hadera, që u mbyll me rezultatin 3-2. Lojtari i Kombëtares kuqezi luante ndeshjen e 8-të në kampionatin izraelit, ku kaloi disa muaj më parë, pasi vendosi të linte Amerikën. Nuk kishte shënuar asnjë gol dhe në këtë ndeshje ai ishte protagonist absolut, duke shënuar dy herë që në pjesën e parë.
Dy gola që me siguri do ta ndihmojnë 31-vjeçarin shqiptar të shënojë më shumë në vazhdim të kampionatit në Izrael. Makabi Netanja është shumë pranë zonës së Kupave të Europës dhe kjo fitore e fundit ishte shumë e rëndësishme. Falë përvojës së tij, Hyka zhbllokoi rezultatin pas 6 minutash, ndërsa golin e dytë personal e shënoi në minutën e 27-të. Pas këtij suksesi, skuadra e Hykës mban vendin e 4-t, por është vetëm 2 pikë larg rivalëve të Hapoel Ber Shevas, që mbajnë vendin e tretë, i fundit që të çon në Europë. Blerja e Hykës ishte nga më të rëndësishmet për Makabi Netanjan dhe tani futbollisti kryeqytetas po e shpërblem me gola besimin e drejtuesve të klubit.
Në shkallët e stadiumit ishte edhe një flamur shqiptar, që Hyka e kishte në duar pas përfundimit të ndeshjes. Hyka ka munguar në Kombëtare në ndeshjet e fundit, pasi nuk ishte grumbulluar nga ish-trajneri Panuçi. Mbetet për t’u parë, nëse trajneri i ri Edi Reja, do ta marrë apo jo në konsideratë këtë futbollist. Para se të shkonte në Izrael, Hyka ka luajtur në Gjermani, Greqi, Norvegji, Zvicër dhe Amerikë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje