Politike

Janë 6 bashki pa kryetar, por KQZ i kthen përgjigje Metës vetëm për 3: Për të tjerat nuk jemi vënë në dijeni

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kthyer përgjigje Presidentit Ilir Meta lidhur me bashkitë, që kanë mbetur pa kryetar.

Në shkresë thuhet se tre janë bashkitë ku janë krijuar vakancat, ajo e Vorës, Shkodrës dhe Dibrës.

Janë në fakt 6 të tilla (edhe Lushnja,Rrogozhina e Durresi) por për rastet në fjalë, KQZ thotë se nuk janë vënë në dijeni, duke sqaruar se po jep informacion vetëm për ato raste kur është brënda përgjegjësisë së saj ligjore.

“KQZ ka shpallur të pavlefshme dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të kryetarit të bashkisë Vorë, Agim Kajmaku.  Valdrin Pjetri, kandidati fitues për kryetar i bashkisë Shkodër, para marrjes së detyrës ka vënë në dijeni KQZ për dhënien e dorëheqjes nga marrja e detyrës. Zoti Dionis Imeraj, kryetari i bashkisë Dibër ka depozituar pranë KQZ dokumentacionin e kandidimit si deputet për zgjedhjet e Kuvendit të datës 25 prill 2021, pjesë e të cilës është edhe kërkesa e tij për dorëheqjen  për shkak të kandidimit”, thuhet në shkresën e KQZ

Më herët, Presidenti i Republikës, Ilir Meta kërkoi nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi se kush janë saktësisht ato Njësi të Qeverisjes Vendore, në të cilat përgjatë periudhës 30 qershor – Janar 2022 sipas informacioneve dhe vlerësimit që ka KQZ u ka përfunduar mandati në mënyrë të parakohshme.

Meta kërkoi ndër të tjera se “ky informacion duhet të jetë i saktë dhe i plotë dhe me të dhënat e nevojshme si dhe të përcillet sa më shpejt”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë