Politike

Java çame, Idrizi: Të punojmë bashkë me popullin grek

Kjo është java çame dhe kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi i kërkoi popullit grek që të punojnë bashkë.

“I bëj thirrje popullit grek që të punojmë bashkë, ne mendojë që Çamëria nuk mund të jetë ndërgjegjja e vrarë e Greqisë. I drejtohemi qeverisë shqiptare që duhej të përkujtonte ditën e gjenocidit ndaj Çamërisë, 27 qershorin. Dua t’i drejtohem qeverisë për të zbatuar detyrimin për zgjidhjen e çështjes çame.

Në këto kushte të vështira ku është sot Shqipëria, të një krizë të madhe të funksionimit të shtetit ligjor, do të dukej jo shumë me vend që të tërhiqnin vëmendjen e Çamërisë. Por ne kemi shumë arsye për të ngritur zërin për Çamërinë.

Qarqet ekstremiste greke janë gjallëruar, ndërsa ne shohim se si disa patriotë që protestojnë në Gjirokastër ndalohen nga policia apo gjobiten.

E ndërsa ne ngremë zërin e kërkojmë zgjedhjen e çështjes çame, na përgjigjen me komisione mikse, me ligjin për censusin, një ushtrim i rrezikshëm për sovranitetin kombëtar…”, tha Idrizi përmes një prononcimi për mediat.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë