Politike

Jep dorëheqjen Prefekti i Lezhës: Jeta mbaron kur heshtim përballë gjërave që kanë rëndësi

Gjokë Jaku, Prefekti i Lezhës, ka dhënë dorëheqjen 3 vite pas qëndrimit në këtë detyrë.

Dorëheqjen ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka falënderuar bashkëpunëtorët e tij dhe thotë se do të vazhdojë të mbetet i pandikuar në qëndrimet e tij.

Ai shton se do të vijojë të kontribuojë në jetën publike.

“Kjo periudhë 3 vjeçare ka qenë një eksperiencë e vlefshme për mua e pas asaj të Q. Shkodër në vitet 1997-2000, më ka plotësuar CV time por jo vetëm. Jam përpjekur gjithnjë të jem i përulur por dhe kërkues për arritjen e objektivave të punës. Jam i lumtur të kem lënë një gjurmë timen të mirë në këtë funksion të rëndësishëm. Sigurisht që do vijoj të jem aktor modest në jetën publike lokale me të cilën u lidha prej më shumë 30 vjetësh, në të cilën u rrita e u formësova. Do jem banor i këtij qyteti përjetë, një mik juaji padyshim, i lirë në e i pandikuar në qëndrimet e mia, antikonformist për probleme që shqetësojnë mjedisin shoqëror, social etj. sepse kështu dua të mbetem”, shkruan Jaku në rrjetin social “Facebook”.

Deklaratën e tij e mbyll me një shprehje të Martin Luther King, që thotë se “jeta fillon të mbarojë ditën kur heshtim përballë gjërave që kanë rëndësi”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë