Gazeta Si – Në Jerusalem, një person vdiq dhe 19 të tjerë u plagosën pas dy shpërthimive me bombë në një stacion qendror autobusi.
Sipas raportimeve të mediave izraelite, shkaqet nuk dihen ende për momentin. Forcat e policisë izraelite kanë nisur hetimet dhe deri më tani nuk është përjashtuar ende pista e terrorizmit.
Të plagosurit, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, u transportuan në shërbimin e urgjencës Magen David Adom.






Sipas policisë kanë ndodhur dy shpërthime. I pari u zhvillua pranë një stacioni autobusi në buzë të qytetit, ku zakonisht grumbullohen shumë udhëtarë, ndërsa i dyti u zhvillua në Ramot, një lagje në veri të qytetit.
Mirëpo, të dyja shpërthimet kanë ndodhur në orët e pikut të lëvizjes. “Ishte një shpërthim i çmendur. Ka dëme kudo”, – tha për radion e ushtrisë izraelite Yosef Haim Gabay, një mjek që ishte në vendin e ngjarjes kur ndodhi shpërthimi. “Pashë njerëz të plagosur dhe gjak kudo”, shtoi doktori.
🔴 BREAKING: Bombing attack in the Capital of Israel – Jerusalem.
— Hananya Naftali (@HananyaNaftali) November 23, 2022
Two bombs exploded in Jerusalem – one near the Central Bus Station and the second in Ramot. There are at least 18 people injured. Please keep Jerusalem in your prayers. pic.twitter.com/94N9v3e8Sv
Ndërkohë, disa dëshmitarë thanë se ata panë një çantë të mbështetur pas një muri pak para shpërthimit të parë.
Dëshmi të tjera flasin për një mjet shpërthyes të vendosur në një motoçikletë pranë stacionit të autobusit. Megjithatë, këto janë pretendime që ende nuk janë verifikuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje