Bota

Jim Carrey shpallet ‘non grata’ nga Rusia, u ndalohet hyrja dhe 100 kanadezëve

Gazeta Si – Jim Carrey është mes personazheve që janë shpallur ‘non grata’ nga Rusia. Moska ka vendosur sanksione ndaj 100 qytetarëve kanadezë, duke ndaluar hyrjen e tyre në vend. Njoftimin e ka dhënë ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë.

Mes të sanksionuarve janë edhe nipi i politikanit kontrovers ukrainas, Stepan Bandera, si dhe autorja Margaret Atwood. Ministria bën të ditur se këto masa vijnë si përgjigje ndaj “praktikës që po ndjek qeveria e Justin Trudeau për të imponuar sanksione kundër lidershipit rus, politikanëve dhe parlamentarëve, drejtuesve të kompanive, ekspertëve, gazetarëve personaliteteve të kulturës. Kundër kujtdo që autoritetet rusofobe kanadeze e konsiderojnë të dyshimtë”.

Jim Carrey, aktori komik kanadezo-amerikan. Gazeta Si, 14 nentor 2022

Ministria ka publikuar listën e 100 emrave, ku figurojnë përveç Jim Carrey dhe nipit të Stepan Bandera edhe Caroline Xavier, shefe e Autoritetit për sigurinë e komunikimit të Kanadasë, politikani Peter McKay, drejtues të ndryshëm të ‘Volatus Aerospace’ etj.

Pak muaj më parë, dy aktorë të tjerë, Sean Penn dhe Ben Stiller, u shfaqën në listën e personave që Rusia kishte vendosur t’u ndalonte hyrjen në territorin e saj.

Mes personazheve big të botës së spektaklit, Penn ishte ai që në momentin e parë u fut në lojë. Ai fillimisht shkoi për të xhiruar imazhet e një dokumentari për pushtimin rus dhe pastaj ndihmoi refugjatët në Poloni.

Në listën e gjatë të yjeve që nuk mund të hyjnë në Rusi janë edhe Morgan Freeman, Mark Zuckerberg, Hilary Clinton dhe Alexandria Ocasio-Cortez.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë