Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk i hoqi asnjë presje qëndrimit të deritashëm se zgjedhjet e 25 Prillit ishin një masakër zgjedhore gjatë një prononcimi për mediat pas takimit me delegacionin e ODIHR-it.
Por ajo që ai specifikoi për më tej është se vendit sipas tij nuk i volitet thjesht një reforme zgjedhore që duhet të bazohet vetëm tek ndryshimet ne Kod.
“Qartësisht në këtë vend nuk duhet thjeshtë një reformë zgjedhore, por duhet një shkundje e thellë në mënyrë që instrumentet e regjimit të mos funksionojnë më dhe vendi të kthehet në demokraci.
Dy mekanizmat kryesorë për të ecur drejt kësaj janë padiskutim, t’iu japim shqiptarëve jo thjesht legjislacionin, pra kodin zgjedhor, kodin penal, ndryshime të tjera, ndryshime për të garantuar lirinë e medias, por edhe instrumentet që garantojnë që ky legjislacion do të zbatohet nuk do të mbetet në letër, se jam i bindur që ligje të mira ka edhe Lukashenko, por Shqipëria nuk mund të jetë dhe nuk mund të bëhet Bjellorusi.
Me këtë raport, Shqipëria sot nuk ka asnjë ndryshim nga Bjellorusia. Po t’i heqësh fjalën Shqipëri raportit, është Bjellorusi”, tha Basha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje